Misioni 

Të ndërtojmë urat

e bashkëpunimit

Misioni ynë është të ndihmojmë nxënësit e arsimit profesional të zbulojnë aftësitë e fshehura dhe profesionistët e industrisë të gjejnë stafin e duhur për bizneset e tyre duke krijuar ura lidhëse bashkëpunimi. Përmes bashkëpunimit, trajnimeve dhe mentorimit mund të krijojmë një komunitet gjithëpërfshirës ku nxënës dhe profesionistë mund të ndajnë ekspertizën dhe idetë e tyre me njëri - tjetrin.

Mentorë dhe Profesionistë

Fuqizojmë 

Arsimin Profesional

Rrjeti i profesionistëve i AFPro bashkon studentët dhe mësuesit me sipërmarrës të bizneseve të ndryshme duke krijuar një komunitet të fortë dhe të qëndrueshëm. Ky rrjet do të ndihmojë në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë, ndarjen e ekspertizës dhe në promovimin e potencialit të karrierës në sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri.

 

Inovacioni fillon me rininë!

Ne jemi çfarë hamë!

Mësojmë së bashku mjeshtërinë e mikpritjes.

Vendosim Shqipërinë në hartën e botës së verës!

Ndryshojmë kulinarinë shqiptare përmes ekselencës dhe qëndrueshmërisë.

Flasim për rritje profesionale, por edhe personale.

Ofrojmë zgjidhje moderne përmes teknologjisë.

Nëse je i interesuar për të vazhduar një karrierë në TIK, hoteleri-turizëm apo bujqësi, platforma jonë ka të gjithë resurset e duhura për të të ndihmuar në vendimet e vështira! Nëse je një profesionist dhe kërkon të zgjerosh ekipin tënd, mirë se erdhe në rrjetin tonë!

Ne besojmë se përmes fuqizimit të nxënësve të arsimit profesional mund të krijojmë një komunitet më të fortë e të qëndrueshem, por edhe një treg pune më gjithëpërfshirës.

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

ku inovacioni dhe teknologjia takohen për të krijuar mundësi të pafundme!

Drejtime

Hoteleri-Turizmi

ku e bukura dhe pasioni është stil jetese dhe shkon përtej kërkimit të një pune!

Bujqësia

ku toka është pikënisja krijimit të ideve!

AKTIVITETET Rrjeti i Profesionistëve AFPro organizon aktivitetin përmbyllës Snapshot U zhvillua më 29 maj, në ambjentet e Shkollës Hoteleri-Turizëm, Tiranë aktiviteti përmbyllës Snapshot i organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve AFPro me mbështetjen e programit Qëndro në Shkollë zbatuar nga UNICEF dhe financuar nga Ambasada Italiane. 



AFPro Snapshot ishte një aktivitet që bashkoi nxënës, ekspertë, dhe 10 biznese nga sektori i hoteleri-turizmit, bujqësisë dhe TIK për një ditë dinamike. Ky...
Më shumë
AKTIVITETET 40 biznese marrin pjesë në takimet e sektorëve TIK, Hoteleri-Turizëm dhe Bujqësi 40 biznese kanë marrë pjesë në takimet e sektorëve specifikë TIK, Hoteleri-Turizëm dhe Bujqësi, të organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve - AFPro. Këto takime të fokusuara tek tre industritë, drejtuar nga ekspertët e industrive Admir Malaj, Gladiola Dona dhe Dhurata Thanasi, kishin për qëllim hapjen e dialogut midis bizneseve dhe institucioneve të arsimit dhe formimit... Më shumë AKTIVITETET 100 pjesëmarrës në trajnimin e aftësive të buta me eksperten e burimeve njerëzore, Sandra Agaj Ekspertja e burimeve njerëzore, Sandra Agaj ishte ekspertja e fazës së tretë të trajnimit virtual mbi aftësitë e buta të organizuar nga rrjeti i profesionistëve AFPro, mbështetur nga program Qëndro i UNICEF. 100 nxënës të arsimit dhe formimit profesional, mësues dhe profesionistë të lirë morën pjesë në këtë fazë të tretë kushtuar zhvillimit personal dhe... Më shumë AKTIVITETET Merr pjesë në aktivitetin virtual Aftësitë e Buta me eksperten e burimeve njerëzore, Sandra Agaj Merrni pjesë në aktivitetin virtual Aftësitë e Buta organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve AFPro. Ky aktivitet synon të mbështesë nxënësit në kalimin nga shkolla në punë, duke u fokusuar te rëndësia e aftësive të buta. Në këtë fazë të III të kësaj rubrike do të trajtohen tema si: aftësitë e buta përpara aplikimit për punë... Më shumë AKTIVITETET Aktiviteti Të Nxënit 2.0: Mbështesim mësuesit e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri  Faza e II e aktivitetit Të Nxënit 2.0, organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve - AFPro & mbështetur nga programi Qëndro i UNICEF, mblodhi bashkë në Fier 20  mësues të lëndës së profesionit nga: Shkolla e Mesme Bujqesore "Rakip Kryeziu"(Çlirim), Fier, Shkolla  "Petro Sota", Fier, Shkolla Industriale "Pavarësia", Vlorë, Shkolla Profesionale "Thoma Papapano", Gjirokastër, dhe Shkolla  "Tregtare", Vlorë në një trajnim interaktiv mbi promovimin e aftësive të buta... Më shumë