Kripë, bukë e zemër! Nëse je i apasionuar pas ushqimit, kulinarisë dhe gastronomisë, Festivali i Ushqimit është zgjedhja e zgjuar për të qënë në mes të ekspertëve të kësaj fushe. Një ditë plot me aktivitete të fokusuara tek industria e bujqësisë dhe hoteleri-turizmit.

Një garë e vërtëtë kulinarie alla ‘Masterchef’: energji, dinamizëm dhe konkurrencë! Secila skuadër pjesëmarrëse do të vlerësohet nga një juri ekspertësh të vërtetë të botës gastronomike për të përzgjedhur më pas skuadrën fituese.

Sfida Kulinarie: Chef-at më të mirë të kuzhinës do të drejtojnë ekipet e tyre të nxënësve në përgatitjen e pjatave konkuruese. Nxënësit do të krijojnë, miksojnë përbërës tipikë të qyteteve të tyre.

Sfida e Shërbimit: Nxënësit do të tregojnë profesionalizëm dhe elegancë në shërbimin e pjatave

Konkursi I pregatitjes së pijeve jo-alkoolike: Jini pjesë e imagjinatës së nxënësve teksa pregatisin koktejle me aromë Shqipërie nën drejtimin e banakierëve më në zë.

Mundësi network-u dhe shkëmbimi: Profesionistë të AFPro dhe ekspertë të industrisë do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat më të mira dhe të mësojnë trend-et më të fundit të industrisë.

Ky festival do të bëjë bashkë chef-a të njohur të kulinarisë shqiptare, ekspertë të hoteleri-turizmit si dhe biznese të ndryshme bujqësore të vendit. Një mundësi unike për të mësuar mbi trendet e reja, për të ndarë eksperienca e për të zgjeruar rrjetin e profesionistëve.

Nxitoni! Ejani dhe bëhuni pjesë e Festivalit dinamik të Ushqimit për të degustuar fantazitë kulinare të çdo skuadre!

Objektivat tona