Aftësitë e buta zënë një vend të veçantë në zhvillimin personal, por dhe atë profesional të secilit prej nesh. Për këtë arsye aftësitë e buta është konceptuar si një hapësirë ku të përvetësohen këto aftësi.

Aktiviteti Aftësitë e Buta synon të mbështesë nxënësit në kalimin nga shkolla në punë, duke u fokusuar te rëndësia e aftësive të buta. Trajnimet do të ndahen në tre faza ku do të trajtohen tema si: aftësitë e buta përpara aplikimit për punë (fuqia e networking), gjatë procesit të aplikimit (intervistat e punës), dhe në punë. Trajnimet do të zhvillohen nga specialistë të fushës, te cilet kanë vite experience. Ata do të përdorin një kombinim metodash si leksione, raste studimore, dhe aktivitete gjithëpërfshirëse për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësitë e buta.

Trajnimet janë të hapura për të gjithë nxënësit e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri dhe do të zhvillohen online. Disa nga temat e trajtuara do të jenë: aftësitë e komunikimit, puna në grup, menaxhimi i kohës, zgjidhja e problemeve, përshtatja etj. Këto trajnime nuk janë të limituara vetëm për nxënësit, por edhe për stafin e arsimit dhe formimit provisional: mësuesit, lektorët, drejtorët etj. Ky aktivitet do të zhvillohet tre herë, bazuar në nevojat e çdo sektori dhe do të drejtohet nga Rrjeti i Profesionistëve.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në zhvillimin e këtyre aftësive duke e bërë më pak të frikshëm ndryshimin nga shkolla në punë.