A jeni gati për aktivitetin më inovativ që keni parë ndonjëherë? Hackathons është një aktivitet online i cili do të mbahet për 72 orë të plota duke sfiduar nxënësit e arsimit profesional në fusha të ndryshme. Sfida? Krijimi I zgjidhjeve inovative e të gjelbërta në TIK për industritë e Hoteleri – Turizmit, Bujqësisë dhe TIK-ut.

Përmes krijimit të skuadrave të ndryshme, nxënësit do të udhëhiqen nga mësues të fushës dhe do të këshillohen nga ekspertë të biznesit.

Qëllimi i këtij aktiviteti unik është ndërveprimi i nxënësve të arsimit profesional me komunitetin e biznesit përmes zgjidhjes së sfidave me aftësitë e fituara në shkollat e arsimit profesional. Krijimi i sfidave do të konsultohet me rrjetin e profesionistëve për të pasqyruar më së miri industritë e zgjedhura.

Gjatë hackathons, nxënësit do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, do të rrisin shpirtin e konkurrencës duke punuar së bashku për të gjetur zgjidhjet më të mira. Idetë do të prezantohen përpara një jurie multi disiplinare. Ato do të vlerësohen në bazë të inovacionit, mundësisë së implementimit dhe impaktit që mund të kenë në fushën e caktuar. Skuadra fituese do të vlerësohet me një çmim.

Nxënës të arsimit profesional dhe përfaqësues të rrjetit të profesionistëve janë të nxitur të aplikojnë për të krijuar ura bashkëpunimi dhe partneriteti në komunitetin dinamik të arsimit profesional.

Çfarë po pret? Eja të marrësh pjesë në sfidën më cool të momëntit!

Admir

Malaj

Gladiola

Donaj

Dhurata

Thanasi

Book a Private Call with a mentor.