Në platformën tonë, ne e kuptojmë shumë mirë rëndësinë e zhvillimit profesional dhe vlerën e një rrjeti profesionistësh dhe nxënësish. Për këtë arsye ne organizjmë aktivitete si Udhët e Karrierës për t’ju mbështetur dhe për të krijuar mundësi të reja.

Ky aktivitet unik do t’ju japë mundësinë të mendoni më gjatë për rrugëtimin tuaj profesional, do të mund të flisni me profesionistë të fushave dhe të mësoni më shumë rreth mundësive të punësimit dhe stazhit në industri të ndryshme. Nëpërmjet partneritetit me punëdhënës në disa sektorë, ne ju ofrojmë tendencat e fundit në treg dhe trajnime të ndryshme për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për t’ju përgatitur më së miri për të ardhmen.

Falë kësaj platforme do të keni mundësinë të përmirësoni CV-në tuaj, të zgjeroni aftësitë për të debatuar e diskutuar në panele ekspertësh si dhe të këshilloheni nga mentorë të ndryshëm.

Aktiviteti ju jep mundësinë të takoni edhe nxënës të tjerë të arsimit profesional nga I gjithë vendi. Krijimi i një rrjeti të fortë dhe ndarja e eksperiencave është themeli mbi të cilin do të bëni zgjedhjet tuaja profesionale për të ardhmen.

Kjo është mundësia perfekte për të marrë përgjigje mbi pyetjet që keni, për të zgjeruar rrjetin tuaj profesional, e pse jo, për të bërë zjedhjen më të mirë të mundshme.

Bashkohu me komunitetin tonë dhe eja në aktivitetin Udhët e Karrierës!

Objektivat tona