Shkollat janë ato që e bëjnë komunitetin tonë të fortë e të qëndrueshëm. Mësuesit e arsimit profesional janë themeli ku çdo nxënës mbështetet për të marrë njohuritë e para në fusha të ndryshme. Të Nxënit 2.0 është një aktivitet informativ për ekipin e mësuesëve në këto shkolla.

I konceptuar si një trajnim ku ndahen praktikat më të mira të mësimdhënies dhe nxitet bashkëpunimi, Të Nxënit 2.0 do të jetë një aktivitet fizik dhe online në të gjitha shkollat e vendit.

Promovimi i aftësive të buta dhe rritjes personale: Ky trajnim do të evidentojë rëndësinë e rritjes personale dhe aftësive të buta për mësuesit. Pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë mbi aftësitë e buta si: komuniimi, lidership-i dhe puna në grup dhe do të mësojnë se si t’i përfshijnë në metodat e tyre të mësimdhënies. Fuqizimi i ekipit të mësimdhënies në shkolla është thelbësor në përçuarjen e aftësive bazë tek nxënësit duke u kujdesur për suksesin e tyre në punë.

Risitë e fundit në tregun e punës: Ky trajnim vlerëson rëndësinë e risive të fundit në tregun e punës, për këtë arsye një hapësirë të veçantë do t’i dedikohet edhe kësaj teme. Zhvillimi I tregut të punës, praktika specifike të industrive të ndryshme si dhe rregulla specifike do të jenë disa nga temat e trajtuara. Ekipi i mësuesve do të informohet mbi të gjitha këto tema, ne mënyrë që kurrikula e tyre të përditësohet me standartet më të fundit të industrive të ndryshme.

Nxënja fillon me ju!

Objektivat tona