Ditët e Shkëmbimit është aktiviteti që bën bashkë nxënësit e arsimit profesional dhe përfaqësues të bizneseve të industrive të ndryshme. I konceptuar si një panair ku nxënësit mund të eksplorojnë udhë të reja në fusha të ndryshme dhe të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional.

Të gjithë e dimë që të marrësh vendime në një moshë shumë të re është përgjegjësi e madhe dhe mbart shumë pasiguri e dyshime. Nëse je i interesuar të mësosh më shumë mbi biznese të veçanta, për mundësitë e punësimit apo je thjesht kurioz për industri të ndryshme eja në ditët e shkëmbimit.

Aktiviteti ‘Ditët e Shkëmbimit’ është një iniciativë e rëndësishme e AFPro, krijuar për të mbështetur nxënësit e arsimit dhe formimit profesional në zgjedhjet e tyre të karrierës në industritë TIK, Bujqësi dhe Hoteleri-Turizëm.

Përmes bashkëpunimit me partnerët dhe bizneset kryesore në këto industri, nxënësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë mundësi të ndryshme profesionale, të njihen me përfaqësues të bizneseve të industrivë, të këshillohen për karrierën, si dhe të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional. Në të njëjtën kohë, në këtë aktivitet 1-ditor, bizneset do të kenë mundësinë të shohin nga afër forcën e re të tregut të punës si dhe të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi.

Ditët e Shkëmbimit synon të fuqizojë nxënësit e arsimit dhe formimit profesional duke promovuar udhët e ndryshme të karrierës, duke krijuar mundësi ndërveprimi midis bizneseve dhe nxënësve si dhe duke ofruar këshillim karriere për një zgjedhje sa më të mirë në industritë TIK, Bujqësi dhe Hoteleri-Turizëm.

Mos prit më shumë, por bashkohu me rrjetin tonë në Ditët e Shkëmbimit! 

Objektivat tona