Aktiviteti Aftësitë e Buta synon të mbështesë nxënësit në kalimin nga shkolla në punë, duke u fokusuar te rëndësia e aftësive të buta. Trajnimet do të ndahen në tre faza ku do të trajtohen tema si: aftësitë e buta përpara aplikimit për punë (fuqia e networking), gjatë procesit të aplikimit (intervistat e punës), dhe në punë. Trajnimet do të zhvillohen nga specialistë të fushës, te cilet kanë vite experience. Ata do të përdorin një kombinim metodash si leksione, raste studimore, dhe aktivitete gjithëpërfshirëse për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësitë e buta.
Trajnimet janë të hapura për të gjithë nxënësit e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri dhe do të zhvillohen online. Disa nga temat e trajtuara do të jenë: aftësitë e komunikimit, puna në grup, menaxhimi i kohës, zgjidhja e problemeve, përshtatja etj. Këto trajnime nuk janë të limituara vetëm për nxënësit, por edhe për stafin e arsimit dhe formimit provisional: mësuesit, lektorët, drejtorët etj. Ky aktivitet do të zhvillohet tre herë, bazuar në nevojat e çdo sektori dhe do të drejtohet nga Rrjeti i Profesionistëve.
Data: 29 qershor 2023
Ora: 10:00 – 11:00
Vendi: Zoom
Zoom Meeting link:
https://zoom.us/j/5414620914?pwd=eVc1TjJ5ZTZZMlA3OE81KzE2NnhIZz09
Meeting ID: 541 462 0914
Passcode: 535142
Agjenda:
Zamira Daiu, Menaxhere e Departamentit të Burimeve Njerëzore, Lufthansa Industry Solutions shpk
Zamira Daiu ka përfunduar studimet e larta për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Milano.
Ajo i hodhi hapat e saj të parë duke punuar për Saint-Gobain dhe Unilever gjatë qëndrimit të saj në Itali dhe numëron mbi 13 vjet përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
Nga prilli 2019 ajo iu bashkua Departamentit të Burimeve Njerëzore të Zgjidhjeve Industriale të Lufthansa dhe momentalisht drejton Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ajo flet zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.
Fisnik Barbullushi është sipërmarrës dhe drejtues në disa industri midis të tjerave telekomunikacion dhe telemarketing ku prej 7 vitesh drejton kompaninë Avonax Group me seli në Shqipëri dhe Estoni. Me entuziazëm dhe pasion prej 5 vitesh është pjesë e botës së turizmit ku ka drejtuar La Suite Boutique Hotel në Tiranë dhe Mövenpick Hotel Lalëz. Tani zhvillon projektin e tij në mikpritje me Parrot’s Home.
Lidhu me Fisnikun
Blerina Bombaj – Shoqata Shqiptare e Agriturizmit
Dietologia klinike Blerina Bombaj, një nga më të njohurat në vend, është diplomuar në Universitetin Harokopio të Athinës në vitin 2004 në degën e Shkencave Dietologjike dhe Ushqimit. Prej 12 vitesh ajo studion dhe punon me përkushtim maksimal, për të përcjelle njohuritë e saj në lidhje me ushqimin dhe shëndetin. Ajo është themeluese e Blerina Farm si dhe blogut Blerina Diet ku ajo ofron receta dhe këshilla mbi shëndetin.
Lidhu me Blerinën
Blandi Ashiku është sipërmarrës me një eksperiencë shumë vjeçare në industrinë restorant-hotelerise, agrobiznesit dhe agroturizmit. Pas suksesit të Serendiville ose ‘Meksika e vogël’ siç njihet në kryeqytet, Blandi themelon Fustanella Farm në Petrelë. Ai ka ngritur fermën organike nën emrin “Fustanella”, që simbolizon dhe përçon lidhjen e ngushtë me traditën e kuzhinës që serviret në këtë restorant. Kjo fermë, e cila funksionin mbi principin ‘nga ferma në pjatë’ sjell kuzhinen Mesdhetare dhe Ballkanike të ndërthurur me recetat tradicionale shqiptare. Menuja ndryshon çdo sezon në bazë të prodhimeve të fermës.
Lidhu me Blandin
Shpresa Shkalla është sipërmarrësja e suksesshme e vajit të ullirit Shkalla. Me një eksperiencë 28 vjeçare ajo ka ngritur një nga bizneset më të rëndësishme në Shqipëri. Pas një përvoje në shtypshkronjë, ajo i dedikohet biznesit familjar duke themeluar kompaninë “Shkalla” në vitin 1996. Në atë kohë, Shpresa bleu linjën e prodhimit të vajit të ullirit prej një firme me famë botërore “Pieralisi”. Kjo teknologji, së bashku me ekspertizën e specialistes me të cilën bashkëpunoi, sollën prodhimin e vajit të një cilësie shumë të mirë “ekstra të virgjër”, që asokohe nuk njihej ende në tregun vendas. Në vitin 2002 kompania “Shkalla” merr certifikatën nga “Bio Inspecta”, një institucion zvicerian certifikimi me famë botërore. Pas certifikimit, kjo organizatë e ndihmon të gjejë rrugët e duhura për të eksportuar produktet në tregun zvicerian në vitin 2003. Në vitin 2008, produkti i saj arrin të bëhet pjesë e katalogut të 100 vajrave më të mirë në botë
Dritan Vreshta është prezent prej 20 vitesh në fushen e telekomunikacionit dhe për më shumë se 15 vjet ofron shërbime si operator i shërbimeve të internetit me kompaninë STARNET, www.starnet.al. Prej afërsisht 4 vjetesh, pas themelimit të qendrës së trajnimeve www.know.al, së bashke me disa kolegë të tjerë ofron kurse profesionale trajnimi për teknologjitë e Network dhe Cyber Security bazuar në Programet e Çertifikuara zyrtarisht nga Cisco, Mikrotik, Ubiquiti etj. Pasioni për të kontribuar realisht në treg e bën prezent në shume evente dhe aktivitete të organizuara për zhvillimin profesional të profesionisteve të rinj.
Lidhu me Dritanin
Sandra Agaj është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës me titullin Master Shkencor (MSc) në Psikologji Organizacionale dhe në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës me titullin Master Shkencor në E drejtë Civile.
Gjithashtu mban dy diploma Bachelor, në fushën e jurisprudencës dhe në fushën e administrimit të biznesit.
Ka një eksperiencë të gjatë 10 vjeçare në fushën e Burimeve Njerëzore në Shqipëri, ku ka punuar në kompani të ndryshme, kryesisht në fushën e Hospitality dhe të Telekomunikacionit. Momentalisht Sandra drejton departametin e burimeve njerëzore ne Gjonaj Group.
Lidhu me Sandrën
Kino Buxheli dallohet për një përvojë të gjerë menaxheriale në shumë sektorë publikë e privatë. Ai është CEO i Holberton School Albania, një shkollë e dedikuar për zhvillimin në tërësi të inxhinierëve më të mirë softuerik në treg. Eksperienca e tij shumë vjeçare përfshin: Kolegji Universitar Luarasi, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, QM Consulting, etj.
Lidhu me Kinon
Sabi Osmani është një profesioniste e Zhvillimit të Biznesit Ndërkombëtar në @Codecool. Përmes diplomave MBA dhe MSc në Administratë të Biznesit ajo krijon dhe zbaton strategji të ndryshme për zgjerimin e prezencës dhe ndikimit të kompanisë në tregun evropian. Sabi ka mbi 9 vjet përvojë në fushën e tregtisë elektronike, inovacionit dhe teknologjisë, duke themeluar dhe drejtuar Easy Albania, një platformë që lidh prodhuesit vendas me konsumatorët, dhe duke bashkë-themeluar Women and Tech Albania, një komunitet që fuqizon dhe mbështet gratë në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM). Ajo është gjithashtu anëtare dhe ambasadore e disa organizatave që promovojnë sipërmarrjen, tregtinë dhe diversitetin, si Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri dhe Rrjeti WomenTech. Kompetencat e saj kryesore përfshijnë zhvillimin e biznesit të ri, mentorimi dhe marrëdhëniet me publikun.
Lidhu me Sabin
Kushtrim Shala është bashkë-themelues i Uplift/ICTS Lab dhe i konkursit ICT Awards. Ai ka më shumë se 7 vjet eksperienc në industrinë e telekomunikacionit, kryesishtë në IT dhe zhvillim produktesh të reja dhe së fundmi në menaxhim projektesh. Ai mban titullin Master Shkencor në profilin Shkenca Kompjuterike të Universitetit të Tiranës që nga viti 2006. Ai është kualifikuar si Këshilltar Biznesi nga “EBRD – Business Advisory Services Programme” në Shqipëri.
Përpara se të ishte pjesë e Vodafone Albania, Kushtrimi ka punuar 2 vjet në median më të madhe në Shqipëri, e cila sapo ishte themeluar – Top Channel.
Ai është një i apasionuar dhe aktivist i TIK, me një kualifikim të spikatur në konsulencë IT dhe në projekte të personalizuara të bazuara në ueb dhe server.
Si pjesë e stafit të menaxhimit editorial të revistës ComputerWorld Albanian dhe mediumeve Pcworld.al, CIO.al, ai së fundmi ka bashkëorganizuar konkursin e parë mbarë kombëtar, i quajtur “Albanian ICT Awards 2012”. Ky event ka si objektiv identifikimin dhe promovimin e profesionistëve dhe udhëheqësve të shquar të Teknologjisë së Informacionit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Lidhu me Kushtrimin
Arben Tenolli është një nga chef-at e kuzhinës më me zë në vendin tonë. Ai ka një eksperiencë 28 vjeçare në duke punuar në mbi 14 restorante në Shqipëri si: Espana, Alcora. Prej 5 vitesh ai është pjesë e e institutit profesional ATC ku dhe është profesor i kursit të Kuzhinës. Duke vlerësuar gatimin si një art, prof. Tenolli mbështet brezat e rinj të kuzhinierëve duke i mësuar ata në teori dhe praktikë gjatë kurseve mësimore në institutin ATC.
Irma Shkrepa ka nje përvojë 18+ vjecare në pozicione si: drejtuese në kompani presitigjioze si Banka e Kursimeve, Raiffeisen Bank, , NOA institucion financiar amerikan- zvicerian, Italian Petrolium Gruppo api, Neptun Balfin Group duke numëruar rreth 4000 persona të trajnuar për të gjitha nivelet organizative: junior, senior dhe top management. Hapat e karrierës së saj profesionale ndjekin rrjedhen e një rritje graduale me eksperienca në disa industri te tregut.
Lidhu me Irmën
Ina Nanaj është themeluese e fermës së parë në Shqipëri hidroponike me mikrofiliza, HidroFarm Albania. Në fermen e saj, filizat mikro janë superfood dhe rriten vetëm me ujë. Ina prej 8 vitesh drejton këtë fermë ku rrit 36 lloje të ndryshme bimësh mikro. Ajo është e përkushtuar thellësisht në botën e mikrofilizave dhe akuaponikës.
Në vitin 2022, ajo vazhdon rrugëtimin e saj duke u angazhuar si Menaxhere e Projektit në Edenic. Ina Nanaj, me një përvojë të pasur dhe një pasion të vërtetë për zhvillimin ekonomik dhe mjedisin, vazhdon të jetë një shembull frymëzues në fushën e saj.
Lidhu me Inën
Prej 10 viteve punon si konsulent teknik ne fushen e teknologjive e-commerce. Arjusi është programues dhe mentor me një eksperiencë profesionale në Itali dhe Austri. Prej nje viti ka themeluar agjencine e tij FrontLevels, një platformë teknologjike e-commerce qe ofron po te njejtat sherbime nga Shqiperia.
Lidhu me Arjusin
Znj. Kekezi është profesioniste me përvojë me 20 vjet karrierë në sektorët privatë dhe publik në Shqipëri. Ana ka punuar në pozicione menaxheriale për mbi 12 vjet si në stacionet kryesore televizive në Shqipëri si Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus. Pas eksperiencës 15 vjecare në sektorin privat, ajo iu bashkua sektorit publik në qeverisjen qëndrore. Ajo ka ofruar shërbimet e saj si konsulente për disa agjenci reklamash, ente të arsimit të lartë dhe projektet e financuara nga donatorët ndërkombëtarë. Kekezi ka ofruar ekspertizën e saj për më shumë se 80 biznese të mëdha në sektorë dhe industri të ndryshme si ente publike, ente të qeverisë qendrore, bankare, arsim të lartë dhe profesional, FMCG, farmaceutikë etj.
Lidhu me Anën
Themeluese e tre ndërmarrjeve të suksesshme. Akademia Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (ICT) është qëndra e inovacionit në Shqipëri, e cila, përveç trajnimeve në kategorinë “Gati për Punë” për të rinjtë, ka zhvilluar për herë të parë në Shqipëri kurrikulat për programe të avancuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Shkencave Teknologjike dhe Inxhinierike (STEM) për fëmijët.
Qendra STEM Hub ka për qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve në fushën STEM. Shtë një kompani zhvillimi softueri në bashkëpunim me ICT.
Me pothuajse 20 vjet përvojë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Hatixhe sjell një ekspertizë të jashtëzakonshme në Zhvillimin e Softuerit, Inovacion, Menaxhim, si Konsulent Startup në TIK dhe gjithashtu është autore e disa publikimeve shkencore. Ajo ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve për teknologjitë inovative. Mban një diplomë bachelor dhe një master shkencor në Shkencat e Komjuterëve në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar studimet për platformën FOSS Moodle dhe platformën OJS në Universitetin e Zagrebit, Kroaci. Ka marrë pjesë si anëtare e jurisë dhe mentore në shumë aktivitete start-up dhe konkurse TIK në Shqipëri. Hatixhe jep një kontribut të vazhdueshëm si mentore e Programit Global të Mentorimit për Gra në Teknologji. Pasioni saj është të sjellë teknologjitë e reja inovative në vendin e saj dhe të ndihmojë në zhvillimin e ekosistemit TIK në Shqipëri. Është udhëheqëse për Shqipërinë në disa projekte ndërkombëtare: NASA Space Apps Challenge, EU Codeëeek, EU Robotics Week, Balkan Olympiad of Informatics, Robotics European Society Association dhe Girls in ICT.
Anisë është menaxhere në Departamentin e Konsulencës për shërbimet e konsulencës në fushën e kapitalit njerëzor (BNJ) të Deloitte Albania dhe përgjegjëse për funksionin e Trajnimit dhe Zhvillimit në zyrën e Tiranës. Ajo ka disa vite eksperiencë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe ka përvojë në ofrimin e shërbimeve të kapitalit njerëzor në industri të ndryshme, me fokus në ristrukturim të departamentit të BNJ-së, në sistemin e vlerësimit të performancës si dhe në dizenjimin dhe zhvillimin e trajnimeve të ndryshme. Në rolin e saj si përgjegjëse e funksionit të Trajnimit dhe Zhvillimit, ajo koordinon identifikimin e nevojave për trajnim dhe zhvillim, dizenjon kurikulën e trajnimit për departamente të ndryshme, si dhe është përgjegjëse për krijimin dhe zhvillimin e kurikulës trajnuese të Programit të Integrimit për punonjësit e rinj.
Spartak Alibali është menaxher i Burimeve Njerëzore në Deloitte Albania me një karrierë rreth 18 vjcare në këtë fushë. Ai ka punuar kryesisht në sektorin e rekrutimit në identifikimin dhe përzgjedhjen e talenteve për organizatat në të cilat ka punuar. Aktualisht mban rolin e Talent Acquisition & Employer Branding PMO për Deloitte Central Europe South ku përfshihen vendet e Ballkanit perëndimor.
Lidhu me Spartakun
Arnold Drita është Inxhinier Softueri me një përvojë 10 vjeçare në lojëra 3D, aplikacione për desktop dhe celularë, në projektim, implementim dhe ndërtim të arkitekturave komplekse të Microservices etj. Arritja e tij më e madhe është bashkë-themelimi i Softmogul, një startup i suksesshëm fintech në të cilin ai ishte drejtuesi kryesor për menaxhimin e DevOps, sigurisë, infrastrukturës dhe performancës duke qënë në të njëjtën kohë Pronari i vetëm i 9 produkteve si dhe CTO i kompanisë. Arnoldi e kalon kohën e lirë duke koduar në NodeJS, PHP, GoLang, Python, ReactJS, React Native, dhe iOS.
Lidhu me Arnoldin
Bujar Bakiu është diplomuar në degën Informatikë tek Universitetin e Tiranës (BSc) dhe RWTH Aachen në Gjermani (MSc). Ai është ekspert me përvojë të gjatë fushën e Inxhinierisë së Softuerit, Shkencën e të Dhënave dhe Inteligjencën Artificiale. Bashkëthemelues i Data Max, një kompani e cila ka grumbulluar një eksperincë të madhe në këto fusha.
Lidhu me Bujarin
Ervis Smakaj është themelues dhe drejtues i 3i Solutions Albania duke kombinuar aftësitë dhe eskpertizën teknologjike me shpirtin sipërmarrës, me më shumë se 20 vite ekperiencë në Teknologjinë e Informacionit dhe Menaxhimin e Projekteve. Inovator në Inxhinierinë e Produkteve Softuerike dhe Lider Vizionar, Ervisi mbështet dhe kontribuon në aktivizimin e potencialit të gjeneratës së re nëpërmjet teknologjisë, inovacionit, edukimit dhe praktikave më të mira.
Lidhu me Ervisin
Flori Uka është një sipërmarrs shqiptar drejtues i Uka Winery. Pas diplomimit nga Universiteti Bujqësor në Udine, Itali, ai vendosi të kthehej në vendin e tij të lindjes ku vuri re një mungesë në hartën e verës së botës. Flori prodhon verë prej rrushi autokton duke mbështetur biodiversitetin, ekonominë dhe urtësinë bujqësore të vendit.
Lidhu me Florin
Genc Likoskendaj është një sipërmarrës me mbi 20 vite përvojë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri. Genci është themelues i CCS Computer & Copier Systems, një nga kompanitë e para të pajisjeve kompjuterike në Shqipëri. Në vitin 2007 ai bashkë-themeloi Tetra Solutions, një kompani e specializuar në Zhvillimin e Softuerit dhe Sistemeve të Informacionit. Të dy kompanitë, me 66 punonjës dhe një qarkullim vjetor prej mbi pesë milionë euro, luajnë një rol të respektuar në tregun shqiptar si integritorë të Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit. Genci është i diplomuar në MBA dhe ka një titull doktor në Shkencat e Kompjuterëve.
Lidhu me Gencin
Gentian Likaj udhëheq prej më shumë se dy dekadash kompaninë Communication Progress me qëndrueshmëri në treg dhe realizimin e projekteve inovative në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Në rolin e themeluesit dhe administratorit të kompanisë ai drejton organizatën duke e orientuar drejt qëllimit dhe objektivit të përbashkët, menaxhimin e projekteve dhe negocimin me palët e interesuara. Eshte aktiv me pjesëmarrjen e tij në bashkëpunime me një sërë institucionesh arsimore për nxitjen e arsimit profesional dhe mbështetjes së të rinjve për të përvetesuar njohuritë e tyre. Kryetar i Bordit Drejtues të shkollës profesionale “Hermann Gmeiner”, por gjithashtu mbështetës i nismave për punësimin e të rinjve në tregun e punës, nëpërmjet ofrimit të praktikave dhe kurseve te formimit profesional.
Lidhu me Gentianin
Gerti është Drejtuesi i Platformës në AlbaniaTech, një platformë që synon të bashkojë dhe aktivizojë të gjithë aktorët e ekosistemit shqiptar në një vend dhe të promovojë Peisazhin e Inovacionit të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar. Ai është CEO dhe bashkëthemelues te Neë Media Group / Revista Biznesi Shqiptar, si dhe organizator i Konferencës AllËeb në Shqipëri. Karriera e tij përfshin më shumë se 21 vjet përvojë në industrinë e Marketingut dhe Reklamimit duke punuar në kompani të njohura në Shqipëri dhe duke menaxhuar operacionet e biznesit të kompanive te tij, që ka bashkëthemeluar që nga viti 2009. Si person qe jeton me marketingun Gerti eshte nje person qe dashuron komunikimin me njerezit dhe eshte gjithmone ne kerkim te mundesive te reja.
Lidhu me Gertin
Gid Shaqiri është një profesionist i industrisë së hoteleri turizmit me mbi 20 vite përvojë në këtë fushë. Ka kryer studimet e nivelit master në degën e turizmit pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Gidi ka punuar me disa nga hotelet më të njohura në vend Rogner Hotel Tirana, Hilton Garden Inn Tirana dhe aktualisht ai është Menaxher Hoteli te Mk Hotel Tirana. Që nga viti 2015 ai është një ndër trajnerët kryesorë në Akademinë e Hoteleri Turizmit, duke trajnuar dhe ndihmuar studentët e hotelerisë dhe duke u dhënë ndihmën hoteleve të ndryshme në fazën e tyre fillestare. Gid është i njohur për aftësitë e tij në udhëheqje, menaxhimin e operacioneve hoteliere dhe fokusin tek klientët.
Lidhu me Gidin
Hektor Malo ka mbi 10 vite përvojë si inxhinier në komunikim dhe procesim sinjali, dizajn dhe analizë të Rrjetit dhe Bazës së të dhënave, dizajn VLSI, simulim kompjuterik dhe Inteligjencë Artificiale, inxhinier softueri etj. Ai ka kryer studimet në Universitetin e Inxhinierisë Elektrike në Maryland College Park, në Maryland SHBA, ku është diplomuar me nderimet më të larta. Hektori ka 7 vite eksperiencë si Drejtor IT në FINAL SH.A, një nga institutet mikro financiare më të mëdha të vendit. Bashkë me ekipin e tij ai ka zhvilluar një softuer për të ndjekur, analizuar dhe raportuar klientët të cilët aplikojnë për kredi të vogla. Eksperienca e tij e larmishme përfshin kompani shqiptare dhe të huaja si: Klinika Shëndetësore Whitman-Walker, DEUS Technologies (Riverain Medical Group), Verizon Communication, Maryland Semiconductor Inc etj.
Lidhu me Hektorin
Igli Gjelishti është themelues dhe drejtues i dev.al, një prej kompanive kryesore të tregut ICT në Shqipëri. Me një karrierë më shumë se 20 vjeçare në fushën e programimit, përpara se t’i dedikohej me kohë të plotë kompanisë që krijoi në vitin 2010, Igli shërbeu për 13 vjet, midis 2002 dhe 2015 si programues në Top Channel. Në drejtimin e dev.al, prej vitit 2010 numëron dhjetëra projekte të suksesshme brenda dhe jashtë vendit, në fushën e shërbimeve publike, shëndetësise, tatimeve, sistemeve zgjedhore, etj. Sistemi devPOS i krijuar nga dev.al, është një nga produktet softëare ‘Made in Albania’ më të suksesshëm, i përdorur aktualisht nga mbi 19 mije biznese shqiptare. Një vëmendje të veçantë, i ka kushtuar krijimit të kushteve optimale për programues të rinj që të nisin dhe zhvillojnë karrierën e tyre. Rreth 30% e organikës së sotme të dev.al, janë rezultat i internshipeve të kompanisë.
Lidhu me Iglin
Ismet Shehu ka mbaruar studimet e larta pranë Universitetit të “Ëest London University” për shkencat e gastronomisë, hotelerisë dhe mikpritjes. Ka shërbyer pranë Buckingam Palace dhe mban një çertifikatë mirënjohjeje nga Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II. Ai drejton dy restorante Ceren Ismet Shehu në Surrel dhe tek Kalaja e Tiranës duke sjellë mjeshtërisht kuzhinën tradicionale shqiptare përmes recetave veriore të vendlindjes së tij, fshatit Ceren të Dibrës. Dëshira e tij për përpunimin e produkteve të zonës së Surrelit dhe ofrimit të mundësive të punësimit të banorëve përreth bëri të mundur hapjen e agroturizmit Kazerma e Cerenit në kapanonet e ish Repartit të Ushtrisë. Një koncept i ri dhe modern i agroturizmit me në qendër traditën shqiptare të mikpritjes dhe përdorimin e produkteve vendase.
Lidhu me Ismetin
Ledion Musaj prej 7 vitesh kryeson banakun e LIFT Steak & Rooftop Bar, restorantit SALT dhe OPA (REVO Group) në Tiranë në pozicionin e Banakierit drejtues. Eksperienca e tij e mëparshme përfshin role si asistent menaxher dhe hostes. Ledioni ka kryer studimet bachelor për Letërsi Italiane pranë Universitetit të Tiranës.
Lidhu me Ledionin
Rigersi ka kryer studimet e nivelit Bachelor ne Universitetin e Bolonjës, për Enologji dhe Vitikulturë dhe me pas Master në Universistetin e Firences ne degën Marketing dhe Menaxhim i Kantinave te Verës. Eksperienca e tij pwrfshin praktika pune nw: Borro, San Felice, Villa a Sesta të cilat e ndihmuan të ndërtonte strategjinë e tij origjinale të prodhimit të verës me varietete autoktone. Rigersi mban pozicionin e Enologut kryesor pranë Kantinës ARBËRI duke prodhuar një verë cilësore vlerwsuar ndwrkombwtarisht. Ai mbështet varietetet autoktone, promovon produktet vendase, prodhuesit Shqiptarë dhe rritjen e prestigjit të markave Made in Albania në tregun vendas dhe atë të huaj. Sukses për të është prezenca e Verës Arbëri përtej kufijve dhe sot ajo gjendet në tregun e Ballkanit Perëndimor, Gjermani, Zvicër, USA, Kinë.
Lidhu me Rigersin
Admir Malaj është CEO i Trifolium ShPK (betaPlan.al & gammaPlan.al) një start-up i fokusuar në zhvillim softueri dhe gjithashtu mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm Ekzekutiv tek Qëndra “alphaPlan” duke ekspozuar të rinjtë shqiptarë ndaj teknologjisë.
Ai ka punuar si ekspert local mbi mbrojtjen sociale dhe riintegrimin social për agjencitë e OKB si: UNDP dhe UNICEF dhe Banka Botërore. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë inovacion, teknologjia e edukimit, politikat sociale dhe punësimi, qeverisja, shkencat rregullatore etj.
Lidhu me Admirin
Selcuk Kazan ka një eksperiencë të pasur ndërkombtare në fushën e hoteleri turizmit. Ai mban pozicionin e Menaxherit të përgjithshëm pranë Hilton Garden Inn Tirana që prej muajit janar 2022. Eksperienca e tij përfshin hapjen e hoteleve, menaxhim, industria e hoteleri – turizmit, buxhetet operuese etj. Ka punuar në role të ndryshme për ABC Hotel & Property Management, Accor, Hilton, Merit International Hotels & Resorts, etj. Ka kryer studimet master në degën Administrim Publik MPA, Marrëdhënie me Publikun.
Lidhu me Selcuk
Kejvin Agalliu është CEO dhe themelues i Orama, një agjensi e avancuar e marketingut dixhital me seli në Tiranë, Shqipëri. I rritur në Itali, Kejvin sjell një përvojë të pasur dhe kulturë të fortë pune në tregun shqiptar. Nën udhëheqjen e Kejvin, ekipi i talentuar i Orama ka qenë në gjendje të ofrojë zgjidhje të jashtëzakonshme të marketingut dixhital, duke nxitur rritjen dhe suksesin për klientët e tyre ndërkombëtarë. Ekspertiza e tyre e kombinuar, një pasion i fortë për inovacionin dhe kreativiteti i ka fituar Orama-s njohje dhe vlerësime, duke forcuar reputacionin e saj si një agjenci marketingu e nivelit të lartë. Kejvin është i përkushtuar të mbështesë shkollat profesionale në Shqipëri. Ai beson se duke nxitur talentin dhe stafin e duhur, kompani si Orama mund të vazhdojnë të rriten dhe të ruajnë avantazhin e tyre konkurrues në tregun global. Nëpërmjet partneriteteve me këto shkolla, Kejvin synon të kontribuojë në rritjen e industrisë shqiptare të marketingut dixhital.
Lidhu me Kejvin
Luan Jubica ka nje eksperience 22 vjecare ne industrine e zhvillimit te programeve. I diplomuar në shkenca kompjuterike nga Universiteti I Tiranës, ai e ka filluar karrierën e tij si zhvillues e me pas u pasua nga pozicione si menaxher IT dhe menaxher projektesh ne kompani dhe institucione të ndryshme si: Interalbanian, Universiteti I Tiranës, Departamenti i Shtetit Amerikan etj. Aktualisht mban pozicionin e menaxherit te projekteve prane Helius Systems, ku drejton projektet “outsourcing” dhe ka nje skuader prej 35 zhvilluesish.
Lidhu me Luanin
Gladiola Dona është themeluesja e Akademisë së Hoteleri-Turizmit. Ajo ka studiuar Menaxhim Hoteli në Austri si dhe Menaxhim Biznesi dhe Marketing në Shqiëri. Ajo ka më shume se 20 vite eksperiencë në pozicione ekzekutive duke u specializuar në Menaxhim Biznesi Hoteleri-Turizëm, si dhe operimet F&B.
Gladiola është përfshirë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka pasion hoteleri-turizmin dhe është përfshirë në programe TV dhe debate për këtë industry. Ajo publikon çdo muaj në revistën e vetme të dedikuar hotelerisë duke prezantuar praktikat më të mira që motivojnë njerëzit në këtë industry.
Lidhu me Gladiolën
Erinda Loci është menaxhere hoteli me më shumë se 5 vite eksperiencë.
Prej më shumë se 2 vitesh menaxhon La Suite Boutique Hotel në Tiranë. Diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit të Tiranës, dega Menaxhim Biznesi, Erinda ka punuar ne vende te ndryshme si Menaxhere Projekti, Ekonomiste, por pasioni i saj mbetet Hoteleri – Turizmi.
Dhurata Thanasi Daneri është themeluesja e brand-it të njohur ‘Luga e Argjendtë’. Luga e Argjendtë nisi si një blog i thjeshtë mbi ushqimin duke ndarë receta të bëra vetë si dhe receta tradicionale shqiptare. Në pak vite Luga e Argjendtë u evidentua si një nga blogjet më të famshme në Shqipëri si dhe promovuese e e jetesës së shëndetshme.
Dhurata është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi nga Universiteti i Tiranës, si dhe në Inxhinierinë e Agrikulturës dhe Mjedisit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Është diplomuar në nivel master në degën Politika Publike dhe Administrim pranë Central European University si dhe ka ndjekur studimet post universitare në Harvard University, “Kennedy School of Government”. Ajo momentalisht punon si eksperte e Zhvillimit të Qeverisjes Lokale dhe Rurale dhe ka mbi 15 vite eksperiencë duke punuar për agjenci të ndryshme ndërkombëtare si UNDP, UNOPS, OBSH dhe Fondacioni Soros në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Kosovë, Itali etj.
Lidhu me Dhuratën
Zamira Daiu ka përfunduar studimet e larta për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Milano.
Ajo i hodhi hapat e saj të parë duke punuar për Saint-Gobain dhe Unilever gjatë qëndrimit të saj në Itali dhe numëron mbi 13 vjet përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
Nga prilli 2019 ajo iu bashkua Departamentit të Burimeve Njerëzore të Zgjidhjeve Industriale të Lufthansa dhe momentalisht drejton Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ajo zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.
Lidhu me Zamirën
Gerda Sula ka kryer studimet doktorale në Universitetin e Gjenevës, në fushën e Shkencave të Edukimit. Ajo është e përfshirë në programet e përgatitjes së mësuesve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe mbulon lëndë të shkencave të edukimit si pjesë e përgatitjes psikosociale të mësuesve të degëve të ndryshme që ofron Universiteti i Tiranës.
Interesat e saj profesionale janë në zbatimin e qasjeve me fëmijët në qendër, në shkollat shqiptare, sidomos në fëmijërinë e hershme dhe arsimin fillor, fushë në të cilën ka formimin bazë.
Ajo ka mbi njëzet vjet përfshirje në projekte kërkimore e praktike në çështje të ndryshme arsimore, në nxitjen e zbatimit në praktikë të ndryshimeve metodologjike të mbështetura në studimet më të fundit në fushën e edukimit. Ka shërbyer si konsulente në çështjet e edukimit në shumë organizata, si World Bank, UNICEF, SwissContact, Save the Children, etj., dhe ka marrë pjesë në disa projekte akademike të Erasmus+.
Gerda Sula ka një numër botimesh në revista shkencore, prezantimesh në konferenca akademike, si dhe ka trajnuar një numër të lartë mësuesish në Shqipëri e më gjerë, si dhe është anëtare e një numri organizatash profesionale ndërkombëtare.
1 Comment
Me duket dicka shum e mire per nje provoje ne
te ardhme