AFPro ka në qendër kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin, ku nxënësit e arsimit profesional mund të ndajnë ide, të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë mundësi të reja duke ndërvepruar me bizneset dhe profesionistë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Hoteleri-Turizëmit dhe Bujqësisë.
Rrjeti i Profesionistëve – AFPro - është një iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe ka për qëllim të nxisë arsimin cilësor, të pasurojë ndërveprimet shkollë-biznes dhe të promovojë potencialet e karrierës në sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri.
AFPro është një platformë e cila bashkon studentë, mësues, sipërmarrës dhe biznese, profesionistë të rinj dhe politikëbërës, në një komunitet të fortë dhe të qëndrueshëm. AFPro ka në qendër kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin, ku nxënësit e arsimit profesional mund të ndajnë ide, të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë mundësi të reja duke ndërvepruar me bizneset dhe profesionistë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Hoteleri-Turizëmit dhe Bujqësisë.
AFPro angazhohet me anëtarët në nivel kombëtarë dhe rajonal; në ambjentet e shkollave profesionale, në biznese, online dhe në komunitet për të fuqizuar cilësinë dhe relevancën e arsimit profesional dhe për t’ju përgjigjur sa më mirë kërkesave që ka tregu i punës. AFPro krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe të rejat dhe për bizneset e industrisë ku ata mund të shohin nga afër frymën e re të tregut të punës, si dhe të zgjerojnë ekipet e tyre.
Objektivat tona
FUQIZOJMË EDUKIMIN
PËRMIRËSOJMË IMAZHIN E AFP
NDËRTOJMË URA BASHKËPUNIMI
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, ku inovacioni dhe teknologjia takohen për të krijuar mundësi të pafundme!
Në një botë që ecën me hapa të shpejtë e që ndryshimet e mëdha janë duke ndodhur, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është industria e shekullit të ri! COVID-19 solli një boom teknologjik duke e kthyer vëmendjen e gjithë botës tek ekranet e pajisjeve elektronike. Inteligjenca Virtuale, Metaverse, realitetet virtuale, printimet 3D, robotika, dhe siguria kibernetike janë trendet e momentit.
15 shkolla të mesme profesionale përgatisin të rinjtë me aftësi për tju përgjigjur kërkesave të sektorin me profilet e teknikëve dhe menaxherëve të rrjeteve të të dhënave, të mbështetjes së përdoruesve, të zhvillimit të websiteve, programimit, multimedias dhe inxhinierisë së software-ve.
Hoteleri-Turizmi, ku e bukura dhe pasioni është stil jetese dhe shkon përtej kërkimit të një pune!
Shqipëria po cilësohet si ‘destinacioni unik‘, ‘misteri i Mesdheut’. Numri i turistëve të ardhur në vendin tonë sa vjen e po rritet. Hotele prestigjioze po ndërtohen në brigjet e plazheve të detit Adriatik dhe Jon, duke e kthyer vendin tonë të vogël në një destinacion turistik.
Sektori i hoteleri-turizmit në Shqipëri po ecën me hapa të shpejtë duke ftuar gjigandët Hilton, Marriot, Meliá, të hapin dyert për pushuesit, por edhe të gjithë profesionistët që duan të përfshihen në botën e hotelerisë.
12 shkolla profesionale ofrojnë drejtimin Hoteleri Turizmi në të gjithë vendin dhe i përgatisin nxënësit me kapacitet e duhura për t’ju përgjigjur kërkesave të ketyrë bizneseve në drejtimet bar-restorant, kuzhinë, pastiçeri, recepsion, guidë turistike, shërbime në hotel dhe restorant, dhe shërbime të udhëtimit dhe turizmit.
Bujqësia, ku toka është pikënisja krijimit të ideve!
Ndryshimet klimatike po na bëjnë gjithmonë e më shumë më të kujdesshëm në atë çfarë konsumojmë. Modelet e biznesit janë gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve të gjelbërta ndërsa shefat e kulinarisë po i drejtohen produkteve biologjike dhe organike. Mundësitë janë të panumërta në botën e bujqësisë!
Bizneset e sektorit janë gjithmonë në kërkim të inovacionit dhe dinamikës dhe ky rrjet është vendi i duhur për t’u njohur e për të ndërvepruar me forcën e re të punës!
7 shkolla të mesme profesionale përgatisin të rinjtë në drejtimet frutikulturë, bujqësi, ferma bujqësore dhe blegtorale, mbarështrim të kafshëve dhe shpendëve, prodhim shtazor, kopshtari, prodhim bimor, akuakulturë, agroturizëm, shërbime kujdesi për kafshë.