Je në mëdyshje për karrierën tënde? Je i paqartë cilën rrugë të marrësh? Nuk ke kë të pyesësh? Apo ke patur një ide inovative, por nuk kishe me kë të flisje? Mbase dëshiron të zgjerosh njohuritë e tua në një fushë të caktuar, por nuk di nga t’ia nisësh.

‘Pyet Mentorët’ vjen si një forum online individual për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të arsimit profesional. Është një hapësirë e dedikuar këshillimit të karrierës, shkëmbimit të mendimit dhe dhënies së ekspertizës në fusha të veçanta. Secili prej nesh ka nevojë të dëgjohet dhe të këshillohet kur është në udhëkryq.

Ndarja e ekspertizës, shkëmbimi i ideve, aplikimi për punë, planifikimi i karrierës apo kryerja e intervistave të punës janë fokusi i këtij programi inovativ. ‘Pyet Mentorët’ u vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të arsimit profesional që janë të interesuar në këtë këshillim. Secili prej mentorëve do të ofrojë këshilla në bazë të ekspertizës së tyre.

Mentorimi është një nga themelet kryesore të platformës sonë. Ne besojmë se duke bashkëvepruar me nxënësit e arsimit profesional dhe ekspertë të fushës mund të mbështesim më mirë rritjen dhe zhvillimin profesional duke hapur një dialog të dyanshëm e duke afruar bizneset e industrisë me profesionistët e rinj.

Bëhu pjesë e rrjetit më inovativ të momëntit dhe eja të frymëzohesh nga ekspertët e tre industrive!

Njihuni me mentorët tanë

Faza I

Faza II

Faza III

 
 
 

Dritan Vreshta - 12/12/2023

Dritan Vreshta është prezent prej 20 vitesh në fushen e telekomunikacionit dhe për më shumë se 15 vjet ofron shërbime si operator i shërbimeve të internetit me kompaninë STARNET, www.starnet.al. Prej afërsisht 4 vjetesh, pas themelimit të qendrës së trajnimeve www.know.al, së bashke me disa kolegë të tjerë ofron kurse profesionale trajnimi për teknologjitë e Network dhe Cyber Security bazuar në Programet e Çertifikuara zyrtarisht nga Cisco, Mikrotik, Ubiquiti etj. Pasioni për të kontribuar realisht në treg e bën prezent në shume evente dhe aktivitete të organizuara për zhvillimin profesional të profesionisteve të rinj.

 

Erinda Loci - 20/12/2023

Erinda Loci ka mbaruar studimet per Administrim Biznes ne Universitetin e Tiranes, dhe ka punuar ne disa pozicione të ndryshme si menaxhere projektesh, financiere etj. Pas përfundimit të një kursi për menaxhere hoteli në vitin 2019 kuptoi se pasioni i saj ishte hoteleria, shërbimi ndaj klientit dhe mikpritja. Erinda prej më shumë se 3 vitesh menaxhon La Suite Boutique Hotel në Tiranë.

 

Ina Nanaj - 19/12/2023

Ina Nanaj është themeluese e fermës së parë në Shqipëri hidroponike me mikrofiliza, HidroFarm Albania. Në fermen e saj, filizat mikro janë superfood dhe rriten vetëm me ujë. Ina prej 8 vitesh drejton këtë fermë ku rrit 36 lloje të ndryshme bimësh mikro. Ajo është e përkushtuar thellësisht në botën e mikrofilizave dhe akuaponikës.
Në vitin 2022, ajo vazhdon rrugëtimin e saj duke u angazhuar si Menaxhere e Projektit në Edenic. Ina Nanaj, me një përvojë të pasur dhe një pasion të vërtetë për zhvillimin ekonomik dhe mjedisin, vazhdon të jetë një shembull frymëzues në fushën e saj.

 

Prenoto takimin tënd me mentorët e AFPro

 

    Admir

    Malaj

    Gladiola

    Dona

    Dhurata

    Thanasi

    Prenoto takimin tënd me mentorët e AFPro.